Dega lokale e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, thotë se banorët e Durrësit janë mirënjohës Presidentit Meta, pasi pas caktimit të datës 6 mars për zgjedhjet lokale, Këshilli Bashkiak Durrës pritet të miratojë grantet për banesat e familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, LSI-së Durrës shkruan se pas zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të kaluar, bashkia Durrës nuk bëri asgjë për banesat e dëmtuar.

Sipas LSI Durrës, këto janë skema që përdor qeveria gjatë fushatave zgjedhore!

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme “DurrësLajm”, njoftoi se bashkia pritet të kalojë për miratim ditën e premte në mbledhjen e këshillit bashkiak, listën me 526 emrat përfitues të granteve të rikonstruksionit të pallateve me shkallë dëmi DS1-DS3.

Postimi i plotë:

Banoret e Durresit mirenjohes Presidentit Meta per caktimin e dates se zgjedhjeve!

Duhej dekreti i Presidentit te Republikes per zgjedhjet lokale te 6 Marsit, qe Keshilli Bashkiak Durres te merte vendim per miratimin e granteve per banesat e familjeve te demtuara nga termeti!

Bashkia Durres 10 muaj pushim per banesat e demtuara nga termeti, nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021 deri kur u caktuan zgjedhjet lokale!

Pasditen e te premtes pritet te mblidhet Keshilli Bashkiak Durres, ku nder te tjera do miratohet edhe lista e personave/familjeve qe perfitojne grantin per rikonstruksionin e banesave te demtuara nga termeti. Por pse pikerisht ne kete kohe???

Dekreti Presidencial i dates 20 Janar per zgjedhje vendore edhe ne Bashkine Durres, beri qe qindra familje te perfitojne bonusin e qerase qe mungonte prej 3 muajsh ne famljet e tyre dhe ‘shkundi xhepat’ e Bashkise per grantet e mbi 500 familjeve durresake!

Keto jane ‘skemat mashtruese josurprize’ te Rilindjes gjate fushatave zgjedhore!

Me syte nga Zoti e me shprese per zgjedhje te tjera sa me te aferta, familjet e tjera ende te pa demshperblyera mbeten ne pritje!

Kontjana Kuçi

LSI Durres