Universiteti i Zadarit në Kroaci, zyrtarisht ka vendosur si datë themelimi 14 qershorin e vitit 1396 dhe në historikun e tij, shkruhet se rektori i parë ishte Gjoni i Dyrrahut dhe se ai e zhvendosi aty universitetin nga Durrësi, atëherë kur nisën tentativat osmane për pushtim.

Nga të dhënat historike, mendohet se Universiteti Mesjetar i Durrësit është hapur në gjysmën e dytë të shek. XIV, nën drejtimin e Urdhërit Katolik të Domenikanëve, duke marrë parasysh kontekstin e atyre që mund të quhen universitetet e kohës, që kishin natyrë fetare dhe ndikoheshin nga aktiviteti i saj.

Mësoni më shumë për misterin e Universitetit Mesjetar të Durrësit, një pararendës i hershëm i universitetit të sotëm të qytetit, duke ndjekur edhe intervistën me rektoren e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), Prof. Dr. Kseanela Sotirofski./Amfora.al/