Pesëmbëdhjetë ndeshje. Mund t’ia dalin akoma dhe për këtë Pep Guardiola kërkon ta shkundë skuadrën e tij. Siti nuk po shkon keq këtë vit, por renditet i dyti, 4 pikë larg kreut vetëm prej formës fantastike të Liverpulit.

Një burim i brendshëm i klubit tregon për “The Sun” se tekniku katalanas u ka kërkuar futbollistëve të tij që të heqin pak dorë nga trajtimet e tyre të bukurisë.

Mjaft humbët kohë me flokët dhe duke u lyer me kremra. E gjithë energjia juaj duhet të shprehet në fushë”, u ka bërë 48-vjeçari me dije lojtarëve të tij, të cilët i kërkon të përqendruar në maksimum për sprintin final të këtij sezoni.

“Qytetarët” janë e vetmja skuadër që mund të fitojnë katër trofe këtë sezon. Ata u bënë gjithashtu skuadra e parë në kampionatet kryesore të Europës që arrin në kuotën e 100 golave këtë sezon.