Uthulla e mollës dhe mjalti janë dy substanca natyrale me vlera fantastike shëndetësore. Në formën e tyre të papërpunuar, si mjalti ashtu edhe uthulla mund të trajtojnë një sërë problemesh shëndetësore.
Duke i kombinuar së bashku, ju mund të dyfishoni vlerat e tyre. Për më tepër ëmbëlsia e mjaltit kombinohet mjaft mirë me uthullën e mollës dhe e bën pirjen e të dyjave një eksperiencë të këndshme.
Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se konsumi i uthullës së mollës dhe mjaltit ndihmon në mposhtjen e dhimbjeve, inflamacionit, shërimin e problemeve me tretjen dhe një sërë problemesh të tjera shëndetësore.
Mjalti me uthullën së bashku janë dyfish të fuqishëm kundër baktereve, inflamacionit dhe mykut.
Vlerat shëndetësore të Uthullës së Mollës dhe Mjaltit
Ulin kolesterolin
Studimet kanë treguar se mjalti ul kolesterolin e keq dhe rrit kolesterolin e mirë. Këto aftësi vihen re sidomos gjatë konsumit të rregullit të mjaltit me uthull molle.
Ulin tensionin e gjakut
Mjalti me uthullën e mollës i bëjnë mirë zemrës duke ulur tensionin e gjakut në mënyrë natyrale. Të dyja së bashku funksionojnë mirë kundër hipertensionit.
Ato ulin nivelin e sheqerit në gjak, fuqizojnë energjinë, largojnë kollën dhe përmirësojnë lëkurën.
Largojnë dhimbjet e gjymtyrëve
Konsumi i rregullt i uthullës së mollës dhe mjaltit ndihmon në menaxhimin dhe largimin natyral të inflamacionit që shkakton dhimbjet e gjymtyrëve.
Kjo aftësi e bën këtë kombinim të rëndësishëm kundër reumatizmës dhe problemeve të tjera të ngjashme.
Trajtojnë urthin dhe refluksin acidik
Konsumimi i uthullës me mjaltë ofron zgjidhje natyrale kundër simptomave të urthit, balancon acidin në stomak si dhe qetëson fytin. Për më tepër, të dyja së bashku forcojnë shëndetin e sistemit tretës.
Rënia në peshë
Pirja e uthullës së mollës me mjaltin ndihmon në rënien në peshë. Të dhënat e një studimi mjaft interesant tregojnë se nëse tresni 30 ml uthull në 500 ml ujë, duke i shtuar pak mjaltë dhe e pini çdo ditë, do të arrini të pakësoni masën e yndyrnave në trup dhe të humbni në peshë, sidomos nëse jeni obezë./AgroWeb.org