Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Kameras të Krujës.

Policia njofton se një mjet ende i pa identifikuar, ka përplasur këmbësorin Bujar Metaj e më pas është larguar nga vendngjarja.

“Më datë 06.08.2021, në orën 20:40, në Kameras, Fushë Krujë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. L., rreth 68 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja. Shtetasi B. L., ndodhet në spital nën kujdesin me mjekëve.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.