Përdorimi për më shumë se 10 vjet i telefonit apo ekspozimi ndaj fushës magnetike për një kohë të gjatë, nxit kancerin dhe rrit mundësinë e prekjes nga ai.

Këshilla:

-Kujdes kur blini telefon: Çrregullimet e shfaqura në kromozome mund të kalojnë nga njëri brez në tjetrin me anë të gjeneve. Gjatë blerjes së telefonave duhet kontrolluar vlera e fuqisë tërheqëse nga stacioni bazë apo sateliti. Të mësuarit se sa është vlera e kësaj fuqie është shumë e rëndësishme në qoftë se dëshironi të mos keni probleme me shëndetin.

-Mos e hapni telefonin me zilen e parë. Telefonat celularë janë mjetet më të prekura nga fushat magnetike. Në zilen e parë fusha magnetike është më e fortë dhe e ngarkuar. Për këtë arsye specialistët këshillojnë të mos e hapim telefonin menjëherë në zilen e parë, pra sapo të cingërojë.