Sonte mbani të gjithë sytë nga qielli pasi është nata e Hënës “Blu”. Fenomeni që përsëritet afërsisht çdo dy vite e gjysmë ndodh edhe sonte dhe në qiell pritet të shihet një hënë me një ndriçim dhe nuancë ndryshe.

Fotot e shkrepura nga operatori Sokrat Toçi dëshmojnë satelitin e planetit tonë, Hënën, që ndriçon me tërë dritën e saj shëtitoren bregdetare.

Hëna do të ndriçojë qiellin në shoqërinë e dy planetëve gjigantë, Jupiterit dhe Saturnit, të cilët do të duken qartë.

Kur qielli është i pastër dhe nuk ka mjegull e reshje ashtu siç edhe është mbrëmjen e sotme, Hëna së bashku me dy planetët mund të shihen me sy të lirë dhe të japin spektakël ndriçimi në qiell.