Në një postim në rrjete sociale, kryebashkiakja Emiriana Sako dhe Policia Bashkiake kanë apeluar, që qytetarët e Durrësit të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Shërbimet tona janë në gadishmëri për çdo emergjence”, shkruan policia bashkiake, ndërsa Sako shton se “qytetarët për çdo nevojë mund të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm:

Numri Unik ☎️112
Shërbimi Zjarrëfikës ☎️128
Ndërmarrja Rruga Durrës ☎️+355693958568
Policia Bashkiake Durrës ☎️+35552232250
Ujësjellës-Kanalizime Durrës ☎️ +355692296301

Postimet e plota:

🚨Durrësi është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. ⛈️

Për shkak të këtij moti që mund të shkaktojë probleme të ndryshme ju bëjmë thirrje 📣 të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjet në këmbë apo me makinë, që nuk janë të domosdoshme, por të qëndrojnë në shtëpi. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj.

Strukturat e bashkisë së Durrësit janë në gadishmëri maksimale për çdo problematikë që mund të hasni ju dhe familjet tuaja.

▶️ Qytetarët për çdo nevojë mund të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm:

Numri Unik ☎️112
Shërbimi Zjarrëfikës ☎️128
Ndërmarrja Rruga Durrës ☎️+355693958568
Policia Bashkiake Durrës ☎️+35552232250
Ujësjellës-Kanalizime Durrës ☎️ +355692296301

📢 NJOFTIM
POLICIA BASHKIAKE
❗Durrësi sot është përfshirë nga stuhi e fortë 🌪, e shoqëruar me reshje të dendura shiu 🌧. Kjo situatë pritet të vazhdojë gjatë 24 orëve në vijim.

⚠️Ju lutemi tregoni kujdes në orët në vazhdim, menjanoni lëvizjet e panevojshme derisa situata te normalizohet!

👮‍♂️👮‍♀️ Shërbimet tona janë në gadishmëri për çdo emergjence🚨.
🙏Ndihmoni femijët 👧 dhe të moshuarit 👴👵.