Kapitaneria e Durrësit ka lajmëruar ditën e sotme peshkarexhat që të qëndrojnë në vendstrehime të sigurta, për shkak të motit të keq me erë të fortë.

Ndërkohë, tragetet dhe anijet e tonazhit të rëndë vijojnë punën normalisht, sipas planifikimit ditor.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se përmirësimi i situatës meteorologjike do të jetë mbas ditës së nesërme.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:

Njoftim për përkeqësim të motit në Detin Adriatik dhe Jon

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtimin JUGPERËNDIM dhe JUGLINDJE në daten 26 -27 Shtator 2022 moti do jetë i përkeqësuar.Këto zona do të përfshihen nga era me forcë 6-8 Bft me shpejtësi 15-20 m/s, lartësi dallge 1.8-3,5metër.

Vendi ynë do të përfshihet nga era të forta dhe shi në formë rrebeshi me intesitet të lartë.Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Përmirësimi i situatës meteorologjike do të jetë mbas 27.09.2022.