Sot organizohet eventi “Motor Fest 4”, që e kthen Shijakun në kryeqendrën e motoristëve për një ditë me një atmosferë tejet elektrizuese në qytet.
Mbi 2000 motorë nga 46 grupe ndërkombëtare shoqatash motorësh kanë mbërritur sot në Shijak, nga: – Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Italia, Greqia, Zvicra, Franca, Gjermania, Hollanda, Suedia, SHBA, Danimarka e Novergjia.
Parada e motoristëve nisi pasditen e kësaj të shtune me pjesëmarrjen e 46 grupeve ndërkombëtare të motoristëve nga sheshi i Shijakut deri në qytetin e Durrësit, për t’u rikthyer sërish në sheshin e Shijakut për zhvillimin e eventit.
Pas paradës së motorëve, eventi do të vazhdojë me një koncert rock n’ roll, do të mbyllet me koncert live me të ftuar special.
Eventi organizohet për të katërtin vit radhazi, ku dy vitet e fundit mikpritës është Bashkia e Shijakut, pas dy viteve të organizuara në Durrës.
Muaji qershor pritet të kthehet në një muaj simbolik ku çdo vit të zhvillohet “Motor Fest”, me synim që të nxisë zhvillim kulturor-artistik në Shijak dhe të tërheqë turizmin.
AGJENDA E PLOTË:
🕒 Ora 18:00 – Hapja zyrtare e eventit. Performancë nga Ansambli Popullor Rinor i Shijakut, nën drejtimin e koreografes Gabriela Rama.
🕒 Ora 18:20 – Fjalë përshëndetëse nga Kryetari i Bashkisë Shijak, z. Elton Arbana dhe Presidenti i shoqatës Albania Bikers, z. Artan Lala.
🕒 Ora 18:30 – Performancë nga këngëtari dhe kompozitori i mirënjohur Adhurim Demiri, ish-anëtar igrupit “Djemtë e Liqenit”.
🕒 Ora 18:40 – Performancë muzikore nga këngëtari i njohur i muzikës së lehtë dhe qytetare, Andi Shkoza.
🕒 Ora 19:00 – Shfaqje tradicionale me muzikë popullore nga një grup me instrumentin tipik shqiptar, Tupani.
🕒 Ora 19:20 – Përformancë nga këngëtarja e njohur shqiptare, e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme Valbona Halili.
🕒 Ora 19:45- 20:30 – Hedhja e shortit për llotarinë e madhe të biletave – Çmime të sponsorizuara ngamotoabbigliamento.it. Përzgjedhja dhe shpërblimi i 3 motorëve më të veçantë, me çmime speciale nga Luca’s Garage Verona.
🕒 Ora 20:30- Valle tradicionale nga ansambli popullor
🕒 Ora 21:00 – Momenti kulmor i mbrëmjes: Transmetimi i ndeshjes Shqipëri – Serbi në ekran gjigand (LED Wall).