Një person i moshës 51 vjeç është denoncuar i humbur në policinë e Durrësit.

Kallëzimin e ka bërë motra e tij, për të cilin thotë se ka humbur kontaktet dhe nuk e ka gjetur as në banesë.

Njoftimi i policisë

Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon shtetasja S. Xh., banuese në Gjermani, se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin I. J., 51 vjeç, banues në lagjen nr. 6, Durrës, të cilin nuk e ka gjetur as në banesë. Vijon puna për gjetjen e tij.