Mbrëmë në mesnatë, Mozzik ka publikuar projektin e tij më të ri, “Të dua”. Ky është padyshim projekti më i veçantë i reperit, pasi këngën ja kushton vajzës së tij dhe të Loredanës me të cilën janë ndarë prej vitesh.

Ai flet për ndarjen nga Loredana dhe nga vajza e tij, të cilën nuk e sheh për muaj të tërë. Tregon se sa vështirë e përjeton ai largësinë me vajzën dhe gjithë familja e tij. Megjithatë, Mozzik i thotë vajzës se do ta bëjë krenar dhe edhe pse më vonë nëna e saj, mund të njohë dikë tjetër ai do të mbetet deri në frymën e fundit babai i saj.