Ankesa e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë për përdorim të tepruar të forcës ndaj gazetarëve në ngjarjet në Kuvend gjatë miratimit të buxhetit është e pabazë, konkludoi Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale pas hetimit intern për ankesën e parashtruar nga Shoqata.

Siç theksohet në kumtesën nga MPB-ja, nga ana e Sektorit në gjashtë muajt e kaluar ishin ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme dhe aktivitetet për dokumentimin dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave në ankesë.

Personat e autorizuar, shtohet, zhvilluan biseda zyrtare me të gjithë të involvuarit, ndërsa u dorëzuan materiale nga ankuesi, por u krye edhe analizë e materialeve origjinale nga video-mbikëqyrja e sigurisë në Kuvend, si dhe në materiale e xhiruara nga disa media.

Në lidhje me përfaqësuesit e mediave të cilët gjendeshin në galeri, e cila është pjesë nga salla e Kuvendit, sipas MPB-së është vlerësuar se duhet t'u sqarohet ta lëshojnë sallën deri në krijimin e kushteve për punë normale në Kuvend dhe fillimin e seancës. Në dobi të mendimit të këtillë siç theksohet, ishin më shumë fakte.

Në lidhje me pjesën në ankesë në të cilën parashtruesi i referohet nenit 16 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, Sektori për kontroll të brendshëm, theksohet, vlerëson se në kompetencë të tij është edhe hetimi i punës të nëpunëseve policorë në pajtim me aktet ligjore, e jo konfirmimi i kushtetutshmërisë së akteve, edhe pse në nenin 67 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë qartë qëndron se "Kryetari i Kuvendit e prezanton Kuvendin dhe kujdeset për zbatimin e Rregullores së Kuvendit".

Nga MPB-ja theksojnë se gjatë ditës së sotme, përgjigja nga KPBSP do të parashtrohet deri te SHGM.