Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të bëjë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.

Përmes një postimi në “Facebook” bëhet me dije se çdo qytetar mbi 18-vjeç mund të marrë dozën e tretë të vaksinës anti-covid nëse kanë kaluar 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vaksinim.