Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit në Durrës, Ardian Muka ka denoncuar situatën e krijuar me menaxhimin e mbetjeve urbane në qytetin bregdetar.

Teksa ka postuar disa foto në “Facebook”, Muka shtron pyetjen se “çfarë mund të premtojë kryebashkiakja Sako, që do t`i bëjë me kate mbetjet !?”

“Kjo është situata sot në lagjet e Durrësit. Çfarë do t’u premtojë kryetarja e bashkisë qytetarëve, që do t’i bëjë me kate mbetjet !?”, shkruan Muka.