Instagram po u ofron shuma të mëdha parash krijuesve për të postuar video në Reels siç theksohet në një dy raporte nga TechCrunch dhe Business Insider.

Instagram njoftoi programin e tij të bonusit për Reels në korrik, kur CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se kompania do t’u paguante 1 miliard dollarë krijuesve deri në vitin 2022.

TechCrunch me anë të një postimi në Reddit tregon se përdoruesve do t’i ofrohen deri në 35.000 dollarë nëse Reels-et e tyre marrin 58.31 milion shikime në një muaj.

Ndërkohë krijuesve më të vegjël thuhet se i janë ofruar shuma më modeste.

TechCrunch raporton se këto bonuse duket se po rriten me kalimin e kohës. Një krijuesi tjetër me 24,000 ndjekës në Instagram, së fundmi iu ofruan 8,500 dollarë për 9.28 milionë shikime. E njëjta pagesë iu ofrua një anëtari të stafit të Verge me 15,000 ndjekës.

Duket se nuk ka ndonjë rregull se si shumat e pagesave korrespondojnë me numrin e ndjekësve.

Instagram tha për TechCrunch se programi është nede në fazat e hershme dhe është duke u eksperimentuar.

Edhe YouTube dhe Snapchat gjithashtu po ofrojnë stimuj për krijuesit e tyre.

Në gusht YouTube njoftoi se do të paguante deri në 10.000 dollarë në muaj për videot e njohura. Ndërsa Snapchat tha se shpërblimet e tij variojnë nga 1000 deri në 25.000 mijë dollarë.