Mundësi i Teutës, Regis Lasku, zhvilloj një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Kombëtar për kategorinë U17 duke marrë medalje ari.
Teuta e drejtuar nga trajneri Sinan Trimi dhe tekniku i U17 Marjus Malko, mori pjesë me tre sportistë në kampionatin e zhvilluar në Vlorë.
Abdurraman Troplini 57 kg dhe Abdullah Sula 62 kg përfaqësuan ekipin U15, ndërsa Regis Lasku 65 kg, garoi për Teutën U17.
Në finale Lasku, mposhti mundësin Anduel Markaj të Jonas Wrestling dhe fitoi medaljen e arit.
Gjithashtu mundësi i talentuar durrsak u shpall edhe sportisti më i mirë i Kampionatit Kombëtar për kategorinë U17.
Kjo garë është shumë e rëndësishme, pasi sportistët më të mirë fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik në tetor.