Pasditen e së hënës u mbajt në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Forumi Publik i ofertave politike nga partitë dhe koalicionet zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit.

Ky forum i hapur solli përballë qytetarëve kandidatët për deputetë të Durrësit, të cilët prezantuan prioritetet e programeve të tyre elektorale dhe iu përgjigjën pyetjeve konkrete të qytetarëve mbi çështje kyçe si: zhvillimi ekonomik, mbrojtja e mjedisit, barazia gjinore, përfaqësimi i të rinjve, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit.

Binte në sy mospjesëmarrja në forum e asnjë kandidati nga dy forcat e mëdha politike, PS dhe koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Për Miriam Reçin nga “Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë civile” Durrës kjo mungesë është dëshmi e regresit të debatit politik dhe është një fenomen i njohur edhe në qarqet e tjera ku është mbajtur ky Forum Publik.

Rrjeti POP organizon forume të tilla në 8 qarqe të vendit duke i dhënë qytetarëve mundësinë të informohen dhe të përfshihen në mënyrë aktive në procesin zgjedhor.

M.B.