Teuta pritet të pësojë ndryshim rrënjësor. Për këtë janë projektuar disa afrime dhe se Rustem Hoxha është një prej tyre. 34-vjeçari është pranë firmës me durrsakët, pas dy vitesh të kaluara te Dinamo.
Hoxha u kthye në lider për dinamovitët duke mbajtur edhe shirtin e kapitenit.
Te Teuta ndërkohë do ta kishte një rikthim. Pikërisht aty ku nisi karrierën pritet të japë kontributin e tij në vazhdim.Dinamo vijon të përgatitet për Europën. Rrugëtimi i kryeqytetasve do të nisë nga turi i dytë i Ligës së Konferencës.