Këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike kanë dalë sot me një deklaratë për shtyp për të denoncuar atë që ata e konsiderojnë shkelje ligjore të afateve për dorëzimin e projekt-buxhetit afatmesëm.

Kreu i grupit, Jonuz Myshketa kërkoi respektimin e afateve ligjore.

“Mos respektimi i afateve ligjore për t’u dhënë këshilltarëve dhe publikut mundësinë që të njihen, debatojnë dhe propozojnë ndryshimet e duhura në projekt buxhet, do të konsiderohen si shkelje ligjore nga ana e drejtuesve të këshillit bashkiak. Koha për të respektuar afatet ligjore të prezantimit të projekt buxhetit, për pak ditë, po skadon”,- tha ndër të tjera Myshketa. 

Një tjetër shqetësim që Myshketa ngriti gjatë deklaratës për shtyp ishin përmbytjet e regjistruara një ditë më parë në shumë lagje të qytetit, për shkak të reshjeve të dendura.

Këshilltarët demokratë kërkuan nga bashkia marrjen e masave për shmangien e situatave të ngjashme në të ardhmen.  

“Fotoja në fjalë paraqet qartë situatën e krijuar në vetëm pak minuta shi e këtu jemi në zemër të qytetit. I bëjmë thirrje bashkisë që të marrë të gjitha masat e nevojshme që situata të tilla të parandalohen, të cilat nuk janë risi për qytetin dhe qytetarët.

Të pastrohen të gjitha kanalet dhe kanalizimet, pasi ditën e djeshme janë konstatuar daljet e kapakëve të pusetave në disa zona të qytetit duke krijuar anomali, burim infeksionesh dhe aksidentesh për drejtuesit e mjeteve.Fenomene të tilla prekin dhe penalizojnë bizneset e Durrësit, të cilët janë burimi parësor i të ardhurave të buxhetit të Bashkisë përmes taksave të paguara dhe u takojnë me ligj shërbime cilësore”,- tha Myshketa.

Fortunali që goditi Durrësin gjatë pasdites së të mërkurës u shoqërua me rritjen e nivelit të ujit në shumë akse rrugore të qytetit, duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.

Deklarata e plotë:

1.Te respektohen afatet ligjore dhe të regullores së këshillit të bashkisë për vënien në dispozicion të publikut të Draft Buxhetit afatëmesëm.

2.Të bëhen njoftimet sipas rregulloreve që keshillat kanë për konsultimin me këshilltarët, qytetarët dhe grupet e interesit. Buxheti duhet të jetë doemos reflektim i prioriteteve te qytetarëve dhe grupeve te interesit.

3.Të krijohen kushte për pjesëmarrjen e publikut në dëgjesa dhe të mos bëhet ajo vetëm me anëtarë të partisë, kushërinj e nëpunës të administratës.

4.Të sigurohet sipas ligjit roli drejtues dhe nismëtar i këshillave në procesin e konsultimit duke u mbështetur me mjetet e duhura financiare dhe të infrastrukturës.

5.Të reflektohet procesi në faqet Web të Bashkisë/Këshillit në mënyrë që qytetarët të informohen çfarë u pranua nga propozimet e tyre prej këshillit.

6.Të vihet në dispozicion PBA për qytetarët dhe median para dhe pas miratimit në Këshillin e Bashkisë për të parë ndryshimet eventuale pas konsultimit. 

Mos respektimi i afateve ligjore për t’u dhënë këshilltarëve dhe publikut mundësinë që të njihen, debatojnë dhe propozojnë ndryshimet e duhura në projekt buxhet, do të konsiderohen si shkelje ligjore nga ana e drejtuesve të këshillit bashkiak. Koha për të respektuar afatet ligjore të prezantimit të projekt buxhetit, për pak ditë, po skadon. 

Marre shkas dhe nuk duhet lene  pa përmendur situatën alarmante ne qytet si pasoje e reshjeve.

Tashme kemi hyre ne stinën e tyre, ne nuk kemi ne dore te ndryshojmë kohen, por te parandalojmë efektet anesore ndoshta dhe paresore qe sjellin per qytetin fenomene te tilla.

Fotoja ne fjale paraqet qarte situatën e krijuar ne vetëm pak minuta shi e këtu jemi ne zemer te qytetit.

I bëjmë thirrje bashkisë qe te marre te gjitha masat e nevojshme qe situata te tilla te parandalohen te cilat nuk janë risi per qytetin dhe qytetaret.

Te pastrohen te gjitha kanale dhe kanalizimet, pasi ditën e djeshme janë konstatuar daljet e kapakeve te pusetave ne disa zona te qytetit duke krijuar anomali, burim infeksionesh dhe aksidentesh per drejtuesit e mjeteve.

Fenomene te tilla prekin dhe penalizojne bizneset e Durresit te cilët janë burimi parësor i te ardhurave te buxhetit te Bashkise përmes taksave te paguara dhe u takojne me ligj shërbime cilesore.

Turizmi preket nga imazhi i krijuar per pasoje te përmbytjeve.

Nuk duam nje Venecia te dyte, Durresi ka plot per te treguar me historinë e tij dhe eshte unikal ne llojin e tij pa dashur te behet nje plagjature e shëmtuar e askujt.

Mobiliteti i qytetareve paralizohet duke vështirësuar aktivitetin ditor.

Ftoj te gjithë qytetaret durrsak qe cdo problematike ta adresojnë pranë Partise Demokratike e cila ne aleance me ta eshte, mbetet e do jete përherë zëri i tyre.

Ju faleminderit

M.B.