Pas një muaji agjërim, lutje, adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata në mbarë botën, festojnë sot Fitër Bajramin.

Dhjetëra besimtarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit në qytetin e Durrësit.

Kremtimi i kësaj dite, siç është bërë traditë, në qytetin bregdetar ka nisur në 6:40 të mëngjesit, kur dhjetëra besimtarë myslimanë falin namazin, ndërsa kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njërit-tjetrit, duke uruar mbarësi dhe begati për të gjithë besimtarët shqiptarë. 

Të gjithë besimtarët, së bashku me familjet mblidhen në drekën e madhe të Fitër Bajramit që simbolizon mbylljen e muajit të sakrificës.

Edhe stafi i “DurrësLajm” iu uron të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar Fitër Bajramin!