Deputeti Demokrat Ervin Salianji ka ironizuar projekligjin e qeverisë për ndihmat detare, duke u ndalur në rastin e anijes me naftë kontrabandë që mbërriti nga Libia në Portin e Durrësit.

Salianji u shpreh sot në Kuvend se qeveria jep ndihma detare për anijet nën embargo dhe nuk jep as emrat që i kanë porositur ato.

“Nuk është ndonjë marrëveshje që ka debat të madh. Një marrëveshje për ndihmat detare ku Shqipëria aderon pas kaq vitesh. Ka një gjë që ndihmat më të mëdha detare Shqipëria deri më sot. Si u pa para një jave. Jepen për anijet që vijnë nën embargo.

Nuk flet qeveria për këtë. E kanë kapur kompanitë që nuk e nuk lejojnë as hetim. Nuk i përmendin as emrin. Përmenden vetëm disa punëtorë nga Lindja e Mesme. Kjo është ndihma detare që jep Shqipëria duke i dhënë kontrabandistëve akses.

Këtë vit në verë janë kapur disa gomone. Kjo është ndihma detare që jep Shqipëria. Përveç humbjes së kontrollit në territor Shqipëria ka humbur një luftë të fortë këtë vit. Ende nuk ka informacion parlamenti dhe Komisioni i Sigurisë për sulmin kibernetik nga Irani. Në Shqipëri ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Nuk kalohet dot me propagandë. Tha dikush sot që ne i kemi këto kosto se jemi partnetë me SHBA. Por ne kemi rënë se jemi të dobët.

Qeveria miliona euro i ka përdorur për lobim dhe për t’ia dhënë kompanive këtu. 14 muaj ka qëndruar në sistem hakeri që ka hyrë nga Irani. Mos të harrojmë edhe një element tjetër që hakerimi ka nisur në maj një muaj pas zgjedhjeve. Pasi qeveria i ka lehtësuar daljen e të dhënave me sistemin e patronazhistëve”, tha Salianji.