Është ndarë nga jeta ditën e sotme pedagogia e shkencave sociale Edlira Haxhiymeri, e cila prej disa vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Haxhiymeri ka qenë për disa kohë dhe deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Lajmi për ndarjen nga jeta është dhënë nga djali i saj.

“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.

Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.

Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës”, thekson djali i ish-deputetes së PS.