Ndahet nga jeta në moshën 71 vjeçare aktori i mirënjohur i teatrit “Migjeni”, Enver Hyseni.

Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Migjeni Shkodër.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Enver Hyseni!

Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve ! 𝗨 𝗣𝗥𝗘𝗛𝗦𝗛 𝗡𝗘 𝗣𝗔𝗤𝗘, ENVER HYSENI!
Homazhet zhvillohen nesër, me datë 30 Tetor nga ora 10-12, në hollin e teatrit “ Migjeni”, thuhet në njoftim.