Dy persona të shpallur në kërkim u ndaluan nga uniformat blu, një nga Durrësi e tjetri nga Kavaja.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Durrës-ndaluan shtetasin në kërkim J. Dh., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata, më datë 06.04.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve në Kavajë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim Xh. H., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në hotelin e tij, në fshatin Karpen, Golem.





