Ndalohet hartografi i Kadastrës së Durrësit, i cili ishte në kërkim për shpërdorim detyre.
Policia njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin në kërkim L. M., 35 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Durrësit, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Dyshohet që 35-vjeçari ka shpërdoruar detyrën si hartograf në ASHK Durrës.