Hotelieri dhe filantropi i njohur Barron Hilton ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles. Ai ishte 91 vjeç dhe vdiq nga shkaqe natyrore të enjten, tha Fondacioni Conrad N. Hilton. Mbesa e tij, Paris Hilton, tha se ajo gjithmonë e ka shikuar atë si shembull.

“Jam shumë e pikëlluar nga humbja e gjyshit tim Barron Hilton,” shkroi ajo në në Twitter. “Ai ishte një legjendë, një vizionar, i shkëlqyeshëm, i pashëm, i sjellshëm dhe jetoi një jetë plot me arritje dhe aventura.”

Në vitin 2007, CNN raportoi se Barron Hilton do të kalojë pasurinë prej $ 1.2 miliardë dollarë nga shitja e Hilton Hotels Corp – – jo te pasardhësi i tij, por te fondacioni filantropik i familjes së tij. Familja e tij tha që ai angazhoi 97% të pasurisë së tij në punën humanitare të fondacionit.