Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare poeti Josif Doja.
Lajmin e trishtë për vdekjen e tij e ka ndarë e motra, Adelina Shkarpa, në një postim në rrjete sociale.
“U prehsh në paqe i madhërishmi Josif Doja! Organizator artistik, gazetar me zemër dhe profesionalizëm, poet i shpirtërave të lumtur, idealist i marrë,” – shkruan ajo ndër të tjera.
Doja ka punuar për shume vite si drejtues për problemet e kulturës në Kavajë, Rrogozhine e ne fshatrat e zones. Ka botuar ne mjaft gazeta dhe revista poezi, skica, tregime dhe shkrime te ndryshme publicistike.
Varrimi i tij do të bëhet nesër në orën 11:00 në varrezat e Kavajës.