Ka ndërruar jetë regjisorja 87-vjeçare Eleanor Coppola, fituese e çmimit Emmy. Familja e saj tha se artistja dhe shkrimtarja fituese e çmimeve Emmy, vdiq të premten në shtëpinë e saj në Rutherford, Kaliforni.

Ajo gjithashtu drejtoi komeditë romantike Paris Can Wait (2016) dhe Love Is Love Is Love (2020). Coppola fitoi një çmim Emmy në vitin 1992 për filmin e saj ‘Hearts of Darkness’.

Arti i saj pamor, duke përfshirë fotografinë, vizatimet dhe pjesët konceptuale, janë ekspozuar në shumë galeri dhe muze në mbarë botën, duke përfshirë një retrospektivë të punës së saj në muzeun e artit Sonoma Valley në 2014.