Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është nënshkruar memorandumi për ndërtimin e portit turistik të Durrësit.

Në një postim në “Facebook”, Rama shkruan se janë dashur tre vite që të arrihet kjo marrëveshje, për shkak se negociatat kanë qenë të vështira.

“Pas thuajse tre vjet rrugëtimi me shumë hapa, duke kaluar përmes diskutimesh, studimesh, analizash, debatesh, bisedimesh teknike e negociatash jo të lehta, nënshkruhet sot Memorandumi i Bashkëpunimit, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”, shkruan Rama.