Vranësirat “Mammatus” zakonisht formohen pranë vranësirave të stuhive që quhen “Cumulonimbus”. Edhe pse në dukje duken mjaft të ashpra (disa prej tyre) ato nuk paralajmërojnë përkeqësim të motit.

Përkundrazi ato dalin më së shumti menjëherë pas ndonjë stuhie lokale.

Retë Mammatus më së shpeshti paraqiten kur një stuhi ka tendencë qetësimi ose dobësimi.

Këto re u panë sot në pjesët qendrore të Kosovës të cilat me refleksionin e rrezeve diellore ofruan një panoramë spektakolare. 

Ndodh fenomeni i pazakontë në qiell (PAMJE)