Duket komike, por drejtuesit të një automjeti në Durrës sot “i hyri frika në palcë”, kur mendoi se po i merrte flakë mjeti.

I alarmuar ai ka njoftuar forcat zjarrfikëse, të cilat siç duken në pamjet e siguruara nga “DurrësLajm” kanë mbërritur menjëherë në lagjen nr.11 pranë sheshit “Pranvera”.

Ndërhyrja ka qenë e panevojshme, sepse me çfarë u kuptua më pas nuk kishte asnjë rrezik konkret për të marrë flakë, pasi automjeti ishte tejngrohur si rezultat i çarjes së tubit të ujit.