Një 63-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi është kapur nga efektivët e policisë rrugore, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. Ç., 63 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur“, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.