Një 38-vjeçar me iniciale E.D., është arrestuar nga policia në Durrës, pasi nën efektin e alkoolit ka kanosur dhe lenduar me thikë një person.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin E. D., 38 vjeç, banues në lagjen nr.14 Durrës, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka kanosur dhe lënduar lehtë me mjet prerës shtetasin G. N.”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.