6% e popullsisë në botë ka varësi nga alkooli. Në Shqipëri, thuajse 10% e popullatës ka probleme deri psikike, si pasojë e konsumit të alkoolit. Shpesh alkooli nis me një gotë, në një moshë fare të vogël.

Konsumimi i tepërt i alkoolit, në disa raste arrin deri afër fatalitetit. Ekspertët e konsiderojnë sëmundje, varësinë nga alkooli, ndaj edhe kërkojnë të merren masa parandaluese, raporton TvKlan.

Trajtimi i atyre që duan të largohen nga ky ves, realizohet me medikamente, por një pjesë të rëndësishme zë edhe psikoterapia dhe terapitë në grup, të cilat për fat të keq mungojnë në vendin tonë.

Po ashtu, përfshirja e mjekëve të familjes, në identifikimin dhe kapjen në kohë të problematikës, është një tjetër rekomandim i ekspertëve, për t’i vënë fre këtij fenomeni.