Dy drejtues mjetesh janë arrestuar në Durrës pasi janë kapur me shkelje, njëri prej të cilëve me patentë false, ndërsa një 36-vjeçar ishte nën efektin e drogës.

U arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 54 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, me patentë italiane false dhe pa siguracion.

Ndërkohë, u arrestuan në flagrancë edhe shtetasi M. F., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.