Muaji nëntor ka nisur me intensitet përpunimi të mallrave në Portin e Durrësit.

19,000 tonë melaminë, çimento, skrap dhe superfosfat janë përpunuar gjatë javës që po lëmë pas, ndërsa 5 anije tregtare ndodhen në përpunim në kalatat portuale.

“Luebeck” me 250 copë njësi kontejnerike dhe 4 anije të tjera priten të akostohen gjatë fundjavës, nga të cilat do të përpunohen 15,515 tonë mallra.