Erzen Laçi, pyetjes së “DurrësLajm” se a e dobëson dalja në zgjedhje PD-në me dy kandidatë, u shpreh se kandidati i Komisionit të Rithemelimit do ta fitojë bashkinë Durrës.

Sipas tij, nëse PD humb, do të jetë faji i “Lulzim Bravës”. Ai tha më tej se kjo situatë që ndodhen sot, do t’i forcojë më tepër.

Erzeni theksoi se shumë pak nga njerëzit që janë sot në takimin me Bashën nuk janë nga Durrësi. “Kanë ardhur nga Kamza dhe rrethe të tjera, do t’i nxjerr të gjitha me foto dhe video”, tha ai.

Ndërkohë pas ish-kandidatit për deputet të qarkut Durrës, e mori fjalën kreu i FRPD Durrës Artion Barjamaj, i cili e vuri theksin në situatën e protestës së 8 janarit, kur ndaj demokratëve që tentonin të hynin në selinë e PD-së u përdor gazlotsjellës dhe shkopinj.

Intervistat e plota ndiqini në videon e mëposhtme:

Teksa mbështetësit e Lulzim Bashës kishin dalë sot për ta pritur kryedemokratin në Durrës, përballë tyre një grup tjetër demokratësh kërkonin largimin e tij. Mbështetësit e Berishës brohorisnin “Basha ik” e “turp”, ndërsa në duar mbarnin parulla si “Lulzim Brava je i shkarkuar nga 44 mijë anëtarë të PD ” apo “Lulzim Brava peng i qeverisë”.