Nga Fatmir Minguli

Gjithçka filloi në bar “ Trajani”, bari më i ri rrugën tregatare të Durrësit kur   akrepat kishin kaluar orë 21.00, nё këtë mbrëmje të parë të korrikut. Një ftesë e thjeshtë për mua nga muzikanti Alban Kamenica dhe dy miqtë Pol Milo, shkrimtar dhe muzikolog, dhe Griseld Hoxha, mediator dhe fotograf, u kthye në një album të plotë kёngёsh qё kёndoi kantautori Redon Makashi e  që i çoi akrepat e orës mbi ato të 12.00- s.

Bar “ Trajani ” ishte plot e përplot. E pse e ka emrin “Trajani” ky bar në buzë të këtij bulevardi? Nuk e di por ndoshta mund të jetë një revokim nga shekulli i parë pas Krishtit…por me të vërtetë ashtu ështё, revokim! Trajani, perandor i  Romёs në shekullin e parё pas Krishtit, kishte pasion rikonstruktimin e arkitekturave tё qytetit tё Romёs, dhe amfiteatrit durrsak… dhe lokali “Trajani” ka vetëm njё muaj qё ёshtё rikonstruktuar. Njё pёrshtatje perfekte me arkitekturat e mrekullueshme gati 100 vjeçare të këtij bulevardi.  

    Redon Makashi është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur në gjininë pop dhe   pop- rock.  Redon Makashi kompozon kёngёn e tij tё parё nё shkollёn 8-vjeçare  dhe sa për të hyrë botёn e kёngёve tё kompozuara dhe kёnduara prej tij, ai në vitin 1989, prezantohet pёr herё tё parё nё televizion e pikёrisht nё Radio Televizionin Shqiptar me kёngёn “Vitet me tё bukura” e pёr tё ardhur në qershorin  e vitit 2021, ku Redon Makashi merr pjesë në Netët e klipit shqiptar 2021 me këngën “Më mohove (Remake)”.

This image has an empty alt attribute; its file name is image.png

   Një natë me temperaturё të lartë jashtë por me freski e me ritëm të lartë muzike që vibronte mes pop- rockut dhe metal-it. Redon Makashi i shoqëruar perfekt nga profesionisti i muzikës dhe këngëtari Alban Kamenica këndonte për “ shatatë palё qejfe “  jo vetëm këngët e tij të mrekullueshme por dhe  ato të “ Tre muskëtierve” Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe vetë protagonist  i kësaj mbrëmjeje Redon Makashi. 

Ardhja e Redonit në bar “ Trajani”  patjetër e ka lidhjen me emrin “Redon” ..” Kepi i Redonit”…hyu mbrojtës ilir i udhëtarëve dhe detarëve…që i ngjan Hermesit misterioz.

Ja pra pse ishte e motivuar ardhje në këtë mbrëmje në Durrës. Por ndodh dhe ndryshe kur në Durrës vinë nga Tirana dhe festojnë “ festën e detit” pёr sё dyti  kur kjo festë  ishte festuar një ditë  më parë nga vetë durrsakët nën okielon e Shoqatës “ Durrësi autokton”?!

Redoni këngëtar i shoqëruar nga maestro Alban Kamenica dhe dhjetra durrsakë që mbushnin mjediset e bar “ Trajani”  ishte në sinkron durrsak, sinkron absolut me zёrin  dhe intonacionet e pafund të muzikёs sё Redonit, ishte i mirёnjohur por dhe i afërt  me këngët e tij qё tashmё janё bёrё traditё nё festat origjinale durrsake. Herё herё mes ritmeve tё pop- rockut ndihej fuqishёm deri te fortёsia marramendëse e rrymës heavy metal.

Pas koncertit autorë, shkrimtarë, muzikantë dhe reporterë, filluan të diskutonin për krijimtarinë dhe frymëzimin e krijues.  – Muzika dhe letërsia kanë të përbashkët fuqinë e krijimit dhe frymëzimin – tha autori durrsak Pol Milo, duke i dhuruar të dy muzikantëve librin e tij të fundit.  

– Jam habitur që sot ka ende persona që shkruajnë dhe botojnë libra si dikur – theksoi Redoni ndërkohë që në dorë mori librin”Takohemi në Purgator”.

– Sa mirë që u takuam këtu! Durrësi gjithmonë ka pjelluar  frymëzim dhe ka përcjellë frymën krijuese. Unë kam kompozuar dy këngë në Durrës, “Stacioni i Fundit”  dhe “ Dhimbje lë pas”, – vijoi diskutimin Redon Makashi.

Së bashku me shkrimtarin Pol Milo, ata sollën në kujtesë plazhin e dikurshëm të Durrësit, hotel Butrintin, ku Redoni me kitarёn e tij vinte nga Tirana në plazh dhe këndonte këngët e tij dhe këngë të grupit Beatles.

-Gjithmonë kam qenë i frymëzuar nga Beatles, të cilët kanë ndikuar me muzikën e tyre një pjesë të hershme të krijimtarisë time – tha Redoni.

Ndërsa libri durrsak “Takohemi në Purgator”, që fillimisht kujtonte historitë sikurse “Takohemi në Plazhin e Durrësit”, sonte nën ritmin e muzikës rock, përshëndet në bulevard një hapësirë më shumë, e që në vijim do të bëhet “Takohemi në bar Trajan” e që patjetër do të evoluojë në vazhdim, si gjithçka në muzikën e nё letёrsinё e kohës. Ndёrkohë unë dëshiroj tё theksoj nё kёtё artikull se lidhja e kёngёve tё Redon Makashit me tekstet e tyre ёshtё gati alkimike, duke e prurё tekstin me njё shqipe tё pastёr nё alternim akrobatik me ritmet e pop – rockut apo thjesht të muzikёs së mirë shqiptare.

Durrës korrik 2022