Atmosfera elektrizuese e netëve londineze zbret në Durrës.

“Aqua” u “pushtua” mbrëmë nga qindra të rinj britanikë, të sapo mbërritur në qytet, të cilët për të kaluar një natë të paharrueshme kishin zgjedhur pikërisht ambientin magjik, që ndodhet në zonën e Currilave.

Energji verore rinore, adrenalinë, hitet më IN të momentit dhe 25 DJ, që performuan në një natë pa mbarim.

“Aqua” hapi kështu në formën më spektakolare një sezon që pritet të jetë fantastik.

“Sonte kemi një eveniment me të vërtetë jashtëzakonisht të rëndësishëm, jo vetëm për “Aqua”-n, por për të gjithë Durrësin dhe për turizmin shqiptar në përgjithësi. një kompani e huaj ka përzgjedhur 3 pika kryesore në qytetin e Durrësit për të bërë një event që nis nga 800-1000 persona. janë këtu për 3 netë qëndrimi. ditën e parë kanë zgjedhur pikërisht “Aqua”-n për të kaluar një super mbrëmje, që do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit. ky është vetëm fillimi i një epoke të madhe për “Aqua”-n dhe për të gjithë qytetin këtë sezon veror”,- thotë për “DurrësLajm” menaxheri.

Mes ritmeve të muzikës që krijuan vibe-n e paharrueshëm të netëve verore, organizatorët nga Londra premtuan se do të rikthehen sërish.

“Kjo është hera jonë e parë në Shqipëri. Kemi bërë evente të ngjashme në vende të tjera më parë, por këtë herë zgjodhëm Shqipërinë që të rinjtë tanë të shijojnë diellin, kulturën dhe njerëzit. Vendi juaj është destinacion mjaft i preferuiar për momentin, shumë britanikë po vijnë dhe duan ta eksplorojnë. Patjetër që do të rikthehemi këtu”,– thotë një nga organizatorët.

Ambientet e “Aqua”-s, të përshtatura për të përcjellë tek të huajt atmosferën e klubeve londineze të natës, ishin magjia e mbrëmjes për shumë prej të pranishmëve.

“Është një restorant shumë i bukur, energjia është fantastike. Vibe që përcjell është super, po kalojmë mjaft mirë.

“Po kalojmë 3 ditë fantastike këtu. Energjia sonte është e paimagjinueshme”.  

Sezoni veror i këtij viti premton shumë për kryeqytetin shqiptar të turizmit. Për grupe të rinjsh nga vende të ndryshme të Evropës, ndalesa e tyre në “Aqua”, për të darkuar apo festuar pritet të jetë përmbyllja më e bukur e ditëve të pushimit.

Adrenalina dhe vibe-i veror sapo kanë nisur. ‘Aqua” po ju pret për t’i dhënë netëve verore magjinë e dëshiruar.     

M.B.