Rrëfimet e Nitës para banorëve të Big Brother VIP dhe para mijëra shikuesve shqiptarë për sëmundjen nga e cila vuan, do të jetë në qendër të diskutimeve këtë prime time.

Deklaratat e Luiz Ejllit në dhomën me bebin për banorët e rinj, duket se do të sjellin debate të zjarrta, duke shtuar kështu debatet e bëra edhe gjatë ditës së djeshme.

Nga ana tjetër, Xhonatan Islami do të dënohet nga vëllai i madh, pasi ky i fundit ka dhënë informacion nga jashtë. Konkretisht Oltës.

Dashuria Luiz-Kiara nuk mund të qëndrojë pa marrë vëmendje.

Një piknik i këndshëm pritet të zhvillohet në oborrin më të famshëm në Shqipëri.

Eni, banori të cilin nuk kemi arritur ta njohim shumë, ka një histori të dhimbshme jetësore.

Babai i tij ka qenë i alkoolizuar, e për pasojë fëmijëria e tij ka qenë e traumatizuar.

Vëllai i madh ka përgatitur një klip për të, i cili bashkë me Tean ka kërkuar vazhdimisht që të lërë shtëpinë.