Një ngjarje e rëndë raportohet këtë të diel nga Durrësi, ku një shtetas i huaj (turist) ka humbur jetën dhe një i dytë është gjetur në situatë kritike nga Policia Kufitare, gjatë një patrullimi rastësor në ujërat detare shqiptare.

Policisë Kufitare ka transportuar dy shtetas të huaj, nga të cilët njëri ka humbur jetën, i seksit mashkull dhe personi tjetër i seksit femër, u mor nga ambulanca në gjendje shoku.

Personat nuk kishin mjete identifikuese, teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.