Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur një parukiereje në Durrës, nga zona e Plazhit, e cila ka përfunduar në spital me djegie në trup ga acidi.

DurrësLajm” mëson nga burime policore se ish-partneri i saj, shtetasi Y.M. 49 vjeç, pas një konflikti, ka shkuar në biznesin e saj dhe e ka dëmtuar duke i hedhur substancë të dëmshme (acid) në trup.

Për ngjarjen e rëndë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh referuan materialet në Porkurori dhe po punojnë për kapjen e 49-vjeçarit.