Besoj se të gjitha femrat bien dakort nëse themi se aktori Brad Pitt është aq i pashëm sa nuk do ishte keq të kishte kopje të tij kudo në botë.

Epo ndoshta nuk mund të ketë kudo në botë, ama në Oxford, Angli është zbuluar njëri që ka një ngjashmëri të frikshme me aktorin.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Nathan Meads, i cili së fundmi ka rrëfyer se shumë njerëz besojnë se ka lidhje gjaku me Pitt. 

Për vite me radhë të gjithë miqtë e tij ia kanë vënë në dukje ngjashmërinë që ka me aktorin, ndonëse shprehet se nuk ka bërë asgjë për t’u dukur si ai.

“Miqtë e mi filluan të më flisnin për ngjashmërinë time me Brad Pitt kur isha 20 vjeç. Për 10 vjet të gjithë e kanë vënë në dukje këtë aspekt. Unë kurrë nuk kam bërë asgjë për t’u dukur si ai. Me kalimin e kohës, kjo ngjashmëri është bërë gjithmonë diçka më e natyrshme.”

Por mos mendoni se është aq e lehtë të jesh sozia e një të famshmi. Sipas Meads, kjo ia ka bërë jetën e tij sentimentale mjaft problematike.

“Ka shumë gra që e kalojnë ditën duke më shkruar ose duke më telefonuar me video në Instagram sepse nuk besojnë se mund të ekzistoj vërtet. Disa besojnë se po mashtroj dhe se llogaria është e rreme.”