Nga Bujar Qesja

Urime mjeshtër!

Një foto sa për një shkrim. Një pamje sa një kujtim. Një prezantim qe vlen sa historia e tyre. Humori qe kanë, si vetë futbollin që luanin.

I kam ndjekur nga afër. Kam shkruar për ta. Kam folur për ta. I kam transmetuar në radio dhe i kam prezantuar në tv.

Janë më shumë se të mrekullueshëm. Janë historia e vërtetë durrsake e futbollit. Një brez që nuk jeton, luante menç për to. Një brez më i mesëm, është rritur me to. Brezi më i ri, ka dëgjuar për to si legjendë.

Mir Hima dhe Niko Jani! Çfarë dyshe! Do të kemi më të tillë? Zor se do të ndodhë.

Jetë të gjatë Niko Jani! Urimet më të mira për ty dhe familjen tënde!

Me nostalgjinë e një gazetari që ka përcjellë karierën tuaj