Edicioni i dhjetë i Festivalit të Ansambleve Popullore të shkollave 9-vjeçare të Durrësit ka nisur.
Në skenën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës do të ngjiten për 4 ditë me radhë grupet përfaqësuese të 28 shkollave pjesëmarrëse.
Ky event kulturor, i kthyer në një traditë të bukur në Durrës synon të ruajë dhe të mbajë gjallë tek nxënësit e shkollave traditat më të vyera të folklorit shqiptar.
Pas performancave të 4 ditëve, juria profesioniste do të përzgjedhë shkollat me performancën më të mirë, të cilat më pas do të garojnë mes tyre për natën finale të këtij festivali.
M.B.