
Nis në Durrës largimi i materialeve zgjedhore nga qendrat e votimeve drejt KZAZ-ve përkatëse.
Siç mund të shihni në pamjet që përcjell “DurrësLajm”, në 3 QV-të e pozicionuara pranë qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” kanë dalë të gjitha materialet dhe po dërgohen nga anëtarët e komisioneve drejt KZAZ-së 24 në shkollën “Jan Kukuzeli”.
Procesi i votimit u mbyll zyrtarisht në qarkun e Durrësit në orën 19:00, një proces me mbarëvajtje të rregullt e të qetë, ku sipas të dhënave nga KQZ deri në orën 18:00 pjesëmarrja në qarkun e Durrësit ka qenë 39.09 %.