Ka nisur në sheshin “Liria” përpara bashkisë, protesta kundër parkimit me pagesë në Durrës.

Ashtu siç u shpërnda thirrja gjatë orëve të fundit në rrjetet sociale për t’u mbledhur në protestë në orën 19:00, ka nisur edhe grumbullimi i qytetarëve të cilët kundërshtojnë vendosjen e parkimit me pagesë në qytetin e Durrësit.

Në mesin e protestuesve, vihet re edhe pjesëmarrja e disa mbështetësve të Partisë Demokratike dhe gjithashtu disa prej protestuesve që kanë qenë aktivë në protestat e mëparshme.

Por ndryshe nga herët e tjera, sot protestuesit nuk janë pasjisur me megafon, çka do të thotë nuk do të ketë as fjalime.