Mbrëmjen e së hënës ka nisur pastrimi i Shijakut nga mbeturinat urbane.

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana bëri me dije për “DurrësLajm” se siç kishte deklaruar më herët, ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja me landfillin e Sharrës për depozitimin e mbeturinave.

Arbana shprehet se pjesa proceduriale e marrëveshjes mes bashkisë Shijak dhe landfillit të Sharrës ka mbaruar, ndërkohë janë në pritje të Vendimit të Këshillit të Ministrave (VKM-së), për t`i hapur rrugë subvencionimit të depozitimit të mbeturinave në landfill.

Kostoja e depozitimit do të mbulohet nga qeveria sepse me buxhetin e bashkisë është e papërballueshme shifra e shpenzimeve, pasi në Shijak prodhohen çdo vit 90 mijë ton mbetje urbane.