Nis investimi për rehabilitimin e disa hapësirave publike në zonën e plazhit të Durrësit. Punimet janë inspektuar nga kryebashkiakja Emiriana Sako, e cila siguroi që në përfundim të investimit ky shesh do të jetë në funksion të banorëve të zonës, por edhe turistëve të shumtë që vijnë të kalojnë pushimet në bregdetin e Durrësit.

“Duke ndjekur punimet në sheshin pranë shkollave “Abedin Dino” dhe “Bajram Curri”. Kjo hapësirë publike me sipërfaqe 2447 m2 pas pak javësh do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve të shumtë që frekuentojnë zonën e plazhit. Sheshi do të ketë ndriçim, gjelbërim, dy fusha sporti, kënd lojërash për fëmijë si dhe parkim”,– shkruan Sako në rrjete sociale.

Punimet në këtë hapësirë publike pritet të zgjasin 8 javë.